Zinxhiri i barnatoreve Zegin

Veprimtaria kryesore e Zegin me shumicë përfshinë tregtinë e brendshme dhe të jashtme me barëra, para-barërave; mjete ndihmëse mjekësore; prodhime dietale, makrobiotike dhe kozmetike.
 

Zegin, shitja me shumicë, është eksportues i drejtpërdrejtë i barërave. Prandaj, në kuadër të kompanisë funksionon regjistri, sektor për prodhime të reja. Ky sektor është kompetent për regjistrimin e barërave dhe promovimin e tyre në Republikën e Maqedonisë. Shërbimin e njëjtë e ofrojmë edhe për nevojat e partnerëve tanë. Kërkesa për regjistrim kryhet nga ana e Agjencisë për barëra pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë.
Kompania është një nga shitësit më të mëdhenj dhe më të suksesshëm me shumicë të barërave në Republikën e Maqedonisë, me infrastrukturën më të mirë dhe rrjetin më të gjerë shpërndarës.

Gjatë ekzistimit të saj prej 17 viteve, ajo u bë lider në tregun maqedonas, me pjesëmarrje në treg prej 60%.
Bashkëpunon me 400 barnatore në republikë, me Qendrat e klinikave dhe spitalet e përgjithshme.