МОМЕНТАЛНИ АКЦИИ

Услугата за достава е достапна на територијата на целата држава и истата е бесплатна со нарачка над 1800 денари.

Имате можност за избор на термин за достава.

Kushtet e përgjithshme të përdorimit

KUSHTET E PËRDORIMIT  

Gjatë shfletimit, gjatë përdorimit të përmbajtjes dhe gjatë blerjes në faqen e internetit zegin.com.mk vizitori pajtohet me kushtet e përdorimit. Faqja e internetit ZEGIN, mund të përdoret pa asnjë kosto për përdorim dhe në përputhje me kushtet dhe rregullat e përcaktuara. Duke përdorur dyqanin online në zegin.com.mk ju obligoheni të respektoni kushtet dhe rregullat e mëposhtme:      

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT    

Faqja e internetit zegin.com.mk është në pronësi të Zegin Healthy Food.   Kushtet e përgjithshme të përdorimit vlejnë për të gjithë vizitorët dhe përdoruesit. Gjatë shfletimit, përdorimit të përmbajtjes dhe gjatë blerjes në faqen e internetit zegin.com.mk , vizitori pajtohet me kushtet e përdorimit.  Duke u regjistruar në ueb- faqen, vizitori bëhet përdorues i regjistruar. Përdoruesi është i detyruar të kujdeset për sigurinë e fjalëkalimit të tij dhe periodikisht ta ndryshojë atë. Faqen e ueb- dyqanit mund ta përdorni vetëm për kërkim, informacine në lidhje me produktet dhe blerje të artikujve të ofruar. Të gjitha informacionet e disponueshme në faqen e internetit zegin.com.mk janë vetëm për qëllime informative dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale.   Kushtet për blerjen e produkteve përmes dyqanit të internetit ZEGIN Online përcaktohen nga parametrat e mëposhtëm: porosia, pagesa, përgatitja e produktit të blerë për dorëzim, dorëzimi i produktit të blerë dhe kthimi i produktit në rast ankese nga konsumatori. Furnizues i produkteve është Zegin Healthy Food Maxhari, Njësia E- tregti, e cila përmes dyqanit të saj të internetit në faqen e internetit zegin.com.mk mundëson blerjen e një pjese të madhe të asortimentit të produkteve që ndodhen në ofertën e saj.        

REGJISTRIMI  

Konsumatori, që të mund të blejë duhet të jetë i regjistruar në faqen e internetit zegin.com.mk  . Gjatë regjistrimit, nga Konsumatori kërkohet të fusë adresën elektronike, gjegjësisht  e-mailin dhe fjalëkalimin. Është e nevojshme vetëm të lini e-mail të vlefshëm në hapin e parë të procesit të pagesës, në mënyrë që pas futjes së të dhënave të kërkuara për dorëzim, t'ju dërgohet konfirmimi i porosisë. Llogaria e krijuar e përdoruesit mbetet e regjistruar në sistem dhe mund të aksesoheni me kombinim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit në faqen "Identifikohu". Në rast se keni harruar fjalëkalimin tuaj, në të njëjtën faqe duhet të klikoni "Kërkoni një fjalëkalim të ri?". Shkoni në faqen ku mund të lini adresën tuaj, e-mailin me të cilën jeni regjistruar në  ueb-dyqanin dhe më pas sistemi automatikisht ju dërgon një link për të rivendosur fjalëkalimin tuaj dhe për të marrë një të ri. Mund ta ndryshoni vetë më vonë te cilësimet e llogarisë tuaj. Pas krijimit të llogarisë, të gjitha blerjet e mëtejshme kërkojnë vetëm identifikim me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Më tepër informata rreth regjistrimit mund të gjeni në faqen tonë të internetit në këtë link.      

 

NENI 1.

Tregtari dhe konsumatori  

Tregtari i mallit është Zegin Healthy Food Маxhari Njësia Е-trgti e cila më tej në kushtet e përdorimit përmendet si Tregtar/i në faqen e internetit  zegin.com.mk. Çdo person fizik që mënyrë elektronike do porosisë produkte në faqen e internetit zegin.com.mk  quhet Konsumator/i. Vetëm konsumatorë të moshës madhore mund të bëjnë porosi në dyqanin online zegin.com.mk Ueb- faqja zegin.com.mk  nuk pranon asnjë përgjegjësi për porositë e pranuara ose mallrat e dorëzuara te personat nën 18 vjeç.        

 

NENI 2.

Përgjegjësia  

Faqja e internetit zegin.com.mk nuk është zëvendësim për kontroll mjekësor, konsultim në farmaci dhe as nuk duhet të përdoret për të vendosur diagnozë. Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose përdorni ilaçe të caktuara, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të zgjidhni ndonjë produkt dhe të vetëmjekoheni. Nëse në faqen e internetit ka linqe që çojnë nga faqja zegin.com.mk në faqe tjetër, dhe ajo faqe nuk është në pronësi të ZEGIN-it ose nuk është e miratuar për lidhje me faqen tonë online, Zegin Healthy Food Sh.P.K  Shkup si Tregtar nuk është përgjegjës për përmbajtjen e atyre faqeve, bile as këto Kushte të Përdorimit nuk vlejnë për to.   Duke përdorur faqen e internetit zegin.com.mk  konsiderohet se jeni dakord që ZEGIN-i nuk do të jetë përgjegjës për çfarëdo dëmi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, material ose jomaterial të shkaktuar nga interpretimi i informacionit nga faqja e internetit zegin.com.mk .  

 

NENI 3.

Informacioni i produktit  

Informacionet e produkteve të ofruara në zegin.com.mk janë marrë nga etiketat e veçanta të produktit, udhëzimet e produktit ose nga broshurat e prodhuesit të produktit. Kjo faqe interneti përmban informacione nga palët e treta (prodhuesit ose shpërndarësit e autorizuar për të shitur produktet e përmendura). Fotografitë janë marrë nga prodhuesi dhe nuk do të thotë se janë identike. Fotografitë janë identike ose të ngjashme me produktin e paraqitur, por ne rezervojmë të drejtën e gabimit. Të gjitha informacionet për përgatitjet, përfshirë edhe fotografitë, në faqen zegin.com.mk  mund të përmbajnë gabime ose pasaktësi. ZEGIN-i do të bëjë përpjekje të arsyeshme që në faqen e internetit të gjejë informacione të sakta dhe të përditësuara. Të gjithë përdoruesit që qasen në faqen e internetit zegin.com.mk, përdorin përmbajtjen e saj me përgjegjësi personale. zegin.com.mk nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë dëm të drejtpërdrejtë, të rastësishëm, pasues, të tërthortë ose ndëshkues që rezulton nga qasja, përdorimi ose nga pamundësia e përdorimit të faqes zegin.com.mk ose për shkak të çfarëdo gabimi ose nga përmbajtja e paplotësuar. Nëse një artikull i caktuar ka garanci ose i nënshtrohet kushteve të servisimit, kjo do të tregohet në përshkrimin e atij artikulli. Konsumatori është i detyruar të ruajë certifikatën e garancisë dhe konfirmimin për kohëzgjatjen e afatit të garancisë. Konsumatori mund t'i realizojë të drejtat e tij vetëm duke dorëzuar certifikatën e garancisë dhe llogarinë fiskale.  

 

NENI 4.

Çmimet  

Të gjitha çmimet janë të shprehura në denarë, me TVSH. Çmimet vlejnë nga dita e porosisë.  

 

NENI 5.

Përgatitja e porosisë  

Produktet e porositura do të paketohen në mënyrë të duhur dhe do të dërgohen te konsumatori të padëmtuara.   Konsumatori është i detyruar që gjatë pranimit ta kontrollojë porosinë për dëmtime të mundshme dhe menjëherë të ankohet për defektin. Përndryshe, nuk merret asnjë përgjegjësi në lidhje me ankesën për dërgimin e produkteve.    

 

NENI 6.

Pagesa  

Konsumatori obigohet të paguajë shumën për produktet e porositura në mënyrat e mëposhtme të pagesës:   - me kartë pagese në mënyrë elektronike.   Gjatë kryerjes së porosisë, kur futni të dhënat tuaja personale, procesi i autorizimit të terminalit virtual POS transferohet në portalin e qendrës së përpunimit të Bankës NLB, ku Ju futni të dhënat e nevojshme për kartën: emrin dhe mbiemrin e përdoruesit të kartës, numrin e kartës , kodin e sigurisë dhe datën e skadencës së kartës, për të autorizuar transaksionin. Këto të dhëna do të mblidhen dhe përpunohen nga furnizuesit tanë të besuar si palë të treta (NLB Tutunska Banka), në përputhje me termat dhe kushtet e politikave të tyre të privatësisë dhe kushteve të përdorimit.      

 

NENI 7.

Porosi me vlerë mbi 2000.00 euro (dy mijë euro)

Për porosi me vlerë deri në 2000,00 euro (dy mijë euro) në denarë, nëse bëhet fjalë që pagesa të bëhet njëherësh, pagesa mund të bëhet vetëm me kartelë. Porosi me vlerë më të madhe se shuma e lartpërmendur nuk është e mundur. Nëse në periudhë prej një dite pune, ka disa pagesa të lidhura nga pagesa e fundit, shuma e të cilave tejkalon vlerën prej 2.000,00 euro në kundërvlerë në denarë, banka ka të drejtë të refuzojë urdhërpagesën. Me kërkesë të bankës, faqja e internetit zegin.com.mk  është e obliguar të ofrojë raporte, sipas të cilave do të monitorohen transaksionet e mundshme të lidhura dhe/ose të dyshimta. Në këtë mënyrë, konsumatori informohet për mundësinë e kontrollit të transaksioneve të pagesave, si transaksione individuale, poashtu edhe si të lidhura, si dhe detyrimin për të paraqitur kopje të dokumentit të tij personal dhe/ose ndonjë dokumenti jetër apo deklaratë në lidhje me blerjet e kryera përmes faqes së internetit zegin.com.mk. Faqja e internetit zegin.com.mk  është e obliguar që gjithë dokumentacionin e nevojshëm t'ia përcjell bankës, për zbatimin e Ligjit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me qëllim të monitorimit dhe njohjes së klientin dhe kontrollit të kryerjes së transaksioneve të pagesave.   Në rast të transaksioneve të dyshimta ose të mos dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga faqja e internetit zegin.com.mk, banka do të ndalojë kryerjen e transaksioneve të pagesave.      

 

NENI 8.

Porosia/Dorëzimi  

ZEGIN Online nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të vonesës së dorëzimit për shkak të Forcës madhore.   Nëse nuk jemi në gjendje ta dorëzojmë produktin e përzgjedhur brenda kohës së caktuar ose askurrë, do t'ju njoftojmë menjëherë dhe ju do të vendosni nëse dëshironi të ndërprisni dërgesën.   Shpenzimet e dorëzimit përfshihen në çmimin përfundimtar të porosisë gjatë porosisë. Blerja përmes faqes sonë të internetit mund të bëhet nga çdo vend, por dërgesa kryhet vetëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Këtu mund të shihni terminet e dorëzimit për secilën komunë.   Dorëzimi bëhet çdo ditë, me përjashtim të festave zyrtare dhe gjatë ditëve që nuk punohet.   Produktet dorëzohen në adresën e paraqitur për dorëzim nga ana e konsumatorit.  

 

A ka kosto shtesë për dërgesën?  

  1. Për porosi deri në 1799 denarë, paguani kosto shtesë 200 denarë.
  2. Për porosi mbi 1800 denarë dërgesa është falas.

Të gjitha porositë do të shpërndahen në kohën e zgjedhur, me përjashtim të shmangieve të caktuara për shkak të problemeve teknike në sistemin e porosive ose të trafikut.   Porositë dorëzohen në derë. Nëse gjatë dorëzimit të porosisë, pranuesi i dërgesës (konsumatori) insiston që porosia t'i dorëzohet para objektit, vetëm në atë rast dërguesi nuk do ta dorëzojë porosinë deri në derë.   Para se të merrni dërgesën nga korrieri, ju lutemi kontrolloni dërgesën dhe mos e merrni nëse artikujt janë të dëmtuar ose me vlerë të reduktuar. Përndryshe, ankesat dhe kundërshtimet nuk do të pranohen nga ZEGIN Online zegin.com.mk.    

 

NENI 9.

Dorëzim i pasuksesshëm  

Për çdo porosi, pranuesi i dërgesës (konsumatori) do të kontaktohet në kohën e dorëzimit që ai ka zgjedhur, por nëse ai nuk është në dispozicion (nuk komunikohet), dërgesa do të kthehet në selinë qendrore, pra në vendin e dorëzimit ku ajo mund të merret brenda 15 ditëve nga dita e porositjes.   Nëse pranuesi i dërgesës ka kërkesë që dërgesa e njëjtë të ridërgohet, atëherë është i detyruar të paguajë të njëjtin shërbim personit dërgues/ korrierit. Çmimi për ridorëzim është 150 denarë. Nëse pranuesi refuzon të pranojë dërgesën, situata të tilla paraqesin dështim për ta dorëzuar dërgesën deri te marrësi. Dorëzimi i pasuksesshëm rezulton me kthimin e dërgesës në seli (vendin e dorëzimit).   Në rast të dërgesës së pasuksesshme, pranuesi i dërgesës, respektivisht konsumatori që ka paguar blerjen me kartë elektronike, ka të drejtën e rimbursimit, pa koston e dorëzimit të dërgesës.        

 

NENI 10.

Informacion mbi të drejtën e tërheqjes nga kontrata në distancë ose nga kontrata jashtë hapësirave afariste të tregtarit    

Në bazë të nenit 127 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 236/22) konsumatori ka të drejtë, pa dhënë ndonjë arsye, të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga kontrata në distancë ose kontrata jashtë hapësirave afariste të tregtarit. Afati i tërheqjes skadon pas kalimit të 14 ditëve nga dita kur malli i cili është lëndë e kontratës i dorëzohet konsumatorit ose një pale të tretë të përcaktuar nga konsumatori që nuk është transportuesi (korrieri). Para skadimit të afatit për tërheqje të njëanshme nga kontrata në distancë ose nga kontrata jashtë hapësirave afariste të tregtarit, konsumatori është i detyruar ta njoftojë tregtarin për vendimin e tij, për tërheqjen e kontratës përmes Formularit për tërheqje nga kontrata në distancë ose kontrata jashtë hapësirave afariste të tregtarit. Formulari i tërheqjes nga kontrata në distancë ose jashtë hapësirave afariste të tregtarit duhet të dorëzohet në formë elektronike në adresën elektronike zeginonline@zegin.com.mk., ose përmes telefonit 072 310 690 me deklaratë me të cilën konsumatori shpreh vullnetin për ndërprerjen e kontratës për të cilën do të marrë udhëzime të hollësishme për veprimet e mëtejshme. Për më shumë informacion mbi të drejtën e tërheqjes nga kontrata në distancë ose nga kontrata jashtë hapësirave afariste të tregtarit, vizitoni politikën tonë të ankesave në këtë link.                

 

NENI 11.

Ankesa/kundërshtime dhe kthimi i dërgesës  

Ankesat, kundërshtimet dhe deklaratëa për tërheqje nga kontrata duhet të dërgohen në e-mail: zeginonline@zegin.com.mk , ose në numrin e telefonit 072 310 690. Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, tregtari do t'i përgjigjet me shkrim ankesës së konsumatorit, më së voni brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së ankesës. Në të kundërt, konsumatori mund t'i drejtohet Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Për më shumë informacion në lidhje me ankesat, kundërshtimet, tërheqjen nga kontrata dhe kthimin e dërgesave, vizitoni politikën tonë të ankesave e cila është e disponueshme në këtë link.    

 

NENI 12.

Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave personale  

Zegin me seli në Rr. "Naroden Front" nr. 5-3/1, si pronar i domenit, zegin.com.mk, në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale, obligohet të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale të konsumatorëve në atë mënyrë që të mbledh vetëm të dhënat e domosdoshme, bazë të klientëve që janë të nevojshme për të plotësuar detyrimet tona, i informon konsumatorët për mënyrën e përdorimit të të dhënave të grumbulluara, si dhe rregullisht u jep konsumatorëve mundësinë që të mund të zgjedhin përdorimin e të dhënave të tyre. Të gjitha informacionet e përdoruesit ruhen me rreptësi dhe janë në dispozicion vetëm për punonjësit e Zegin-it të cilëve ju nevojiten këto informacione për të kryer punën e tyre. Të gjithë punonjësit e Zegin-it, si dhe partnerët e biznesit, janë përgjegjës për respektimin e parimeve të mbrojtjes së privatësisë. Zegin-i merr obligohet të zbatojë masat maksimale të sigurisë për të mbrojtur interesat e klientëve dhe për të parandaluar keqpërdorimin e mundshëm të informacionit. Faqja e internetit zegin.com.mk  shërben si pikë e shitjes elektronike për Zegin-in. Gjatë regjistrimit të personit fizik në faqen e internetit www.zegin.com.mk kërkojmë të dhëna të caktuara personale si: emri dhe mbiemri, adresa e e-mailit, adresa e vendbanimit, numri i telefonit etj. për të ofruar shërbime të shitjes dhe dërgimin e adresa e përcaktuar. Për më shumë informacion mbi mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, vizitoni politikën tonë të privatësisë, e cila është e disponueshme në këtë link.      

 

NENI 13.

Marketingu i drejtpërdrejtë  

Konsumatorët të cilët dëshirojnë të marrin njoftime për zbritje, promocione dhe oferta speciale nga ueb-faqja jonë zegin.com.mk mund të zgjedhin një opsion duke u anëtarësuar në Buletinin e Zegin-it si në vijim: - duke futur adresën e postës elektronike në fund të faqes kryesore, në pjesën "Anëtarësohu!" Konsumatori në çdo kohë mund të revokojë pëlqimin për të marrë marketing të drejtpërdrejtë, dhe obligimi i dyqanit online në zegin.com.mk është që rregullisht ta kontrollojë dhe pranojë revokimin e pëlqimit të dërguar nga konsumatorët të cilët nuk duan të pranojnë mesazhe nga marketing i drejtpërdrejtë. Nëse konsumatori lë komentin e tij, vlerësimin e produkteve dhe/ose shërbimeve, rishikimin, fotografinë, etj. në faqen e internetit zegin.com.mk, duke pranuar këto Kushte të Përgjithshme dhe informacionin parakontraktor, konsumatori pajtohet që faqja e internetit zegin.com.mk mund ta përdorë një koment të tillë, rishikim, vlerësim ose fotografi për qëllime marketingu.  

 

NENI 14.

Ndalim i keqpërdorimit të dyqanit online, gjegjësisht ueb-faqes  zegin.com.mk  

Përdoruesi i cili hyn në dyqanin online në zegin.com.mk është i detyruar të përmbahet nga çdo sjellje që mund të paraqet keqpërdorim. Veprimi i përdoruesit do të konsiderohet si keqpëedorim ose veprim i paligjshëm nëse është në kundërshtim me dispozitat pozitive, ndërgjegjen dhe zakonet e mira afariste. Përdoruesit e dyqanit online  zegin.com.mk nuk lejohen të: - të publikojnë dhe/ose të transmetojnë në dyqanin online në zegin.com.mk çfarëdo materiali që është kërcënues, shpifës, i turpshëm, fyes, pornografik ose keqpërdorues. - të pengojnë dhe/ose pamundësojnë çdo funksion që ka të bëjë me sigurinë e dyqanit online  zegin.com.mk ose funksione që pengojnë ose kufizojnë përdorimin ose kopjimin e përmbajtjes në dispozicion; - të publikojnë dhe/ose të transmetojnë në dyqanin online  zegin.com.mk  çdo material që është kërcënues, shpifës, i turpshëm, fyes, pornografik ose keqpërdorues. Kjo gjithashtu vlen edhe për materialet që mund të nxisin urrejtje racore, të shkaktojnë ngacmime ose shqetësime për shkak të shkeljes së privatësisë, ose besimit me komente të caktuara diskriminuese, kërcënuese ose provokuese; - të japin informacione të pasakta në lidhje me të dhënat personale; - të përdorin të dhëna personale të huaja pa pëlqimin e subjektit të të dhënave personale ose të prezantohen në mënyrë të rreme se veprojnë në emër të një personi, kompanie ose organizate të tretë; - të përfshihen në çfarëdo sjellje të paligjshme ose të kundërligjshme duke përdorur dyqanin online në zegin.com.mk; - ta ndryshojnë, pengojnë, ose hakojnë dyqanin online në zegin.com.mk për ta pamundësuar atë; - të përdorin programe të specializuara për të shkarkuar përmbajtje nga dyqani online në zegin.com.mk; - t'i keqpërdorin rregullat dhe kushtet për blerje në dyqanin online  zegin.com.mk dhe veprimet promocionale për të përfituar përfitime të pajustifikuara për përdoruesin. Në situata kur konstatohet se porosia e përdoruesit është bërë për të keqpërdorur faqen tonë të internetit zegin.com.mk, ne rezervojmë të drejtën për ta anuluar porosinë e tillë.   Nëse shkelet cilido nga kushtet e përmendura, përdoruesi mund të pengohet të përdorë faqen tonë të internetit zegin.com.mk, në nivel të përhershëm ose të përkohshëm. Gjithashtu, është e mundur të merren masa të tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar në paraqitjen e kërkesave të duhura tek autoritetet kompetente.    

 

NENI 15

Vlefshmëria dhe ndryshimet e kushteve të përgjithshme të përdorimit dhe informacioni parakontraktor i konsumatorit  

Këto Kushte të Përgjithshme dhe informacione parakontraktore janë miratuar dhe hyjnë në fuqi më 15. 02. 2024. ZEGIN-i rezervon të drejtën të ndryshojë përmbajtjen e kësaj faqeje të internetit zegin.com.mk në përputhje me ndryshimet e kushteve të përgjithshme për përdorimin e faqes së internetit zegin.com.mk dhe në rast të ndryshimeve në dispozitat ligjore pozitive në shtet, dhe nuk do të jetë përgjegjës për çfarëdo pasojë të mundshme që rrjedh nga këto ndryshime. Nëse ndonjë kusht ose dispozitë e Kushteve të Përgjithshme dhe informacioneve parakontraktore bëhet e pavlefshme, vlefshmëria e kushteve dhe dispozitave të tjera nuk do të vihet në dyshim. ZEGIN-i është i detyruar të informojë konsumatorin në mënyrë të përshtatshme për ndryshimet e Kushteve të Përgjithshme dhe informacionet parakontraktore. Konsumatorët mund të vizitojnë herë pas here këtë ueb-faqe zegin.com.mk  dhe të kontrollojnë nëse Kushtet e Përgjithshme dhe informacionet parakontraktore mund të kenë ndryshuar që nga vizita e tyre e fundit.    

 

NENI  16.

Dispozitat përfundimtare  

Me pranimin e këtyre Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të faqes së internetit zegin.com.mk, konsumatori konfirmon se i ka lexuar, kuptuar plotësisht kushtet e përdorimit, se i pranon ato në tërësi dhe se është i vetëdijshëm për të gjitha pasojat juridike të pranimit. Tregtari e këshillon konsumatorin të mos blejë nga faqja zegin.com.mk, nëse nuk i ka kuptuar Kushtet e Përdorimit ose nuk pranon ndonjë pjesë të këtyre kushteve.  

 

ZEGIN, 15.02.2024